Gazetari nxjerr informacionet e fundit, paralajmëron zhvillime të forta brenda Partisë Demokratike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Bledian Koka zbuloi se në Partinë Demokratike do të ketë së shpejti zgjedhje.

“Nga informacionet e fundit, thuhet se në Partinë Demokratike të ketë zgjedhje së shpejti. Përpara se zoti Basha të shkojë e të bëjë fushatë për zgjedhje hipotetike lokale, sipas vullnetit të Edi Ramës, do të ishte mirë që të zbriste në bazë dhe të bënte fushatë për partinë e tij”, deklaroi Koka.

Kur u pyet se si mund të dalë rezultati i një palë zgjedhjeve brenda PD-së, Koka u përgjigj:

“PD ka arritur nivelin e saj më të ulët historik në 2017. Edhe me rikuperimin që ndodhi në 2021, sërish është në nivel të ulët. Nëse Basha shkon në çdolloj zgjedhjesh pa zotin Berisha, nuk do të dalë më e fortë. Zoti Berisha propozon hapjen e partisë, duke u demokratizuar akoma më shumë, ndryshe nga bunkerizimi që i ka bërë Basha. PD-ja duhet të kthejë besimin në vetvete, sepse pavarësisht gjithçkaje, është partia e dytë më e madhe në vend. Duhet të rikthejë të gjithë kontributet që ka patur dhe të hapet ndaj individëve të rinj me vokacione politike”, tha ai për A2.

You may also like