Gazetari i njohur: Berisha e Basha e kanë drejtuar Partinë Demokratike me autokraci

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Neritan Sejamini e shikon PD-në jo më demokratike, por autokratike nisur nga situata e krijuar prej muajsh.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës, gazetari thotë se PD sot ka nevojë për ndryshim rrënjësor dhe të modernizohet, duke filluar me largimin e kreut të PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Deklarata e Sejaminit:

“PD është parti autokratike. Ka qenë edhe në kohën e Berishës. Individi imponon vullnetin e vet mbi të tjerët. E kanë bërë edhe Basha dhe Berisha. Problemi i PD është se asnjë nga figurat drejtuese të PD nuk ka përvojë politike. Karriera e tyre varet nga Basha. Ata janë me Bashën ose dalin në rrugë për profesion tjetër.

PD sot ka nevojë për ndryshim thellësisht. I vetmi që po artikulon mesazh ndryshimi është Berisha, është absurde. Të largohen të dy, më pas gara në PD zgjidhet kollaj. Në PD duhet të vijnë njerëz të rinj. Basha nuk do ndryshojë nga PD që është sot. Pse të zgjedhim mes të dyve. Nëse humbet dhe ikën ndryshon dhe PD, por edhe Shqipëria. PD ka nevojë të modernizohet”, u shpreh Sejamini.

You may also like