Gazetari Ferdinand Dervishi bën deklaratën e fortë: Ervis Martinaj fitime kolosale me bastet, një milion euro xhiro në ditë

by admin
Spread the love

Gazetari Ferdinand Dervishi, tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së errët në të gjithë Shqipërinë, për shkak të biznesit të tij me lojërat e fatit.

Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, ai tregoi se, Ervis Martinaj bënte mbi një milion euron xhiro në ditë, fitime që u rritën edhe më shumë me mbylljen e lojërave të fatit dhe kalimit të tyre në të zezë.

Lojërat e fatit u mbyllën që të mos shkonin në anë e gabuar politike, dhe tashmë po tentohet të kthehen, pasi shteti humb miliona me lojërat e fatit që vijojnë në të zezë”, tha ai.

Dervishi tregoi se Martinaj gjatë kohës që ishte në aktivitet ka lënë shumë pak foto, dhe tani po dalin pasi është kuptuar se çdo gjë që ka lidhje me këtë personazh kërkohet nga publiku.

You may also like