Gazetari amerikan Tucker Carlson thoshte pas zgjedhjeve se ‘urren me pasion’ Donald Trump, zbulon padia (fotot)

by admin
Spread the love

Prezantuesi i njohur konservator i rrjetit amerikan Fox News, Tucker Carlson ka thënë në një mesazh teksti të kohës së zgjedhjeve 2020, se “urren me pasion”, sipas dokumenteve të fundit të një padie.

Mesazhin në fjalë besohet se Carlson ia dërgonte një kolegu të tij në janar 2021 dhe ka dalë në media si pjesë e padisë së shpifjes nga kompania e sistemeve të votimit ‘Dominion Voting’ ndaj rrjetit Fox News.

Kompania e votimit elektronik akuzon rrjetin televiziv se ka promovuar ide të rreme se pajisjet e saj kanë ndikuar në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA që shkaktuan trazirat e 6 janarit 2021 në Uashington.

Fox News mohon akuzat dhe argumenton se komentet në lajmet e saj janë nxjerrë nga konteksti, shkruan rrjeti shtetëror britanik BBC.

Në padi sugjeron se zoti Carlson shprehte antipatinë ndaj presidentit në ikje, dy ditë para se mbështetësit e Trump të bastisnin ndërtesën e Kongresit në Uashington, duke tentuar të ndalonin çertifikimin e fitores së kandidatit demokrat Joe Biden.

“Jemi shumë pranë kohës kur nuk do i vëmë veshim më fare Trump,” shkruante gazetari ne nje mesazh privat më 4 janar 2021. “Mezi pres për këtë sepse e urrej shumë.”

Carlson, prezantuesi kryesor i rrjetit konservator FoxNews, kështu hidhte poshtë presidencën e Trump në mesazhet private, edhe pse në televizion lavdëronte arritjet e tij dhe të republikanëve, sipas BBC.

“Kater vitet e fundit kemi pretenduar se nuk ishte aq keq pasi nuk mund të kapërdihej kollaj, por letë flasim hapur, nuk ka ndonjë gjë pozitive që mund të thuhet për Trump.”

Dominion argumenton në padi se drejtorët dhe prezantuesit e rrjetit Fox News e dinin se pretendimet e manipulimit të zgjedhjeve nga Donald Trump ishin “teori konspiracioni” por përsëri i transmetonin ato.

Pronari i rrjetit Fox News, miliarderi Rupert Murdoch, ka pranuar më parë se janë transmetuar lajme ku thuhet se zgjedhjet i janë vjedhur republikanëve.

Dje në një deklaratë Fox News tha: “Falë padisë së sotme, Dominion është kapur me presh në dorë për shtrembërime dhe dezinformacion në dëm të Fox News dhe të lirisë së shprehjes e informacionit”

Gjyqi i çështjes pritet të nisë në prill.