Gazetari amerikan i akuzuar për spiunazh në Rusi apelon çështjen

by admin
Spread the love

Gazetari amerikan i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u arrestua dhe u akuzua për spiunazh në Rusi javën e kaluar, ka apeluar çështjen.

Lajmi u konfirmua nga Agjencia ruse e lajmeve Interfax, teksa në një artikull të saj citonte një gjykatë ruse.

Shtëpia e Bardhë i ka përshkruar akuzat si “qesharake”. Sakaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një prononcim për shtyp nga Brukseli, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Gershkovich.

Gazetari u mbajt në qytetin Yekaterinburg të Maleve Ural, i akuzuar për përpjekje për të marrë informacion të klasifikuar, tha Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë.

31-vjeçari është gazetari i parë i një gazete amerikane që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë.


Top Channel

You may also like