Gazetarët kundër Macron: Ku shkojnë paratë tona? Grevë për licencat!

by admin
Spread the love

Punonjësit e radio televizionit publik në Francë kanë hyrë në një grevë masive kundër planeve të qeverisë për të hequr licencat televizive, një lëvizje kjo për të cilën thonë se do “t`i japë fund diversitetit ekzistues të programeve televizive e informative”.

Tarifat nga licencat televizive ndihmojnë financimin e radios dhe televizionit publik. Punonjësve të France Televisions dhe Radio France iu bashkuan gazetarë e operatorë nga France 24, Arte dhe organizata të tjera mediatike në një tubim në kryeqytetin Paris përpara se të marshonin drejt Asamblesë Kombëtare.

“Kam 30 vjet që punoj për France Télévisions. Për 30 vjet i kam parë gjërat të përkeqësohen pak nga pak, por tani nuk po përkeqësohen, tani po bien në humnerë. Ata po ndryshojnë mënyrën se si ne punojmë. Nuk e kuptoj përse vendosin papritur të ndryshojnë  mënyrën e financimit të shërbimit publik. Mendoj se tarifa e licencës u ofron shikuesve francezë një shërbim publik cilësor me programe dhe gazeta që ndoshta nuk do t’i shihnin diku tjetër”, tha Nathanaël de Rincquesen, gazetar dhe prezantues në France Télévision.

“Jam këtu që të mos na thonë se nuk kemi para, por ndërkohë marrin gjithmonë e më shumë para nga ne. Po mundohemi të përshtatemi me mjete elementare, që në fund, na ulin cilësinë e punës. Ndërkohë, paratë shkojnë diku tjetër, dhe ne nuk e dimë se ku”, tha Pierre Delrieu, gazetar i France 24.

Tarifa e licencës kushton 138 euro në vit, por ajo është vendosur të anullohet në planet e shpallura nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Macron synon ta zëvendësojë me financim të drejtpërdrejtë nga qeveria, por nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth kësaj ideje.

 


Top Channel

You may also like