Gazeta “Shqipëria” e botuar në Bukuresht më 1897 që mbronte prejardhjen e përbashkët mes shqiptarëve dhe vllehëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ndër gazetat që patën një ndikim të veçantë dhe të ndryshëm nga të tjera të publikuara gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në Bukuresht të Rumanisë, ishte gazeta “Shqipëria” e botuar nga gazetari dhe publicisti atdhetar nga Korça Visar Dodani, më 10 maj 1897, transmeton lexo.com.al.

Ajo që e bën të veçantë këtë gazetë është se ajo mbështeste një tezë se shqiptarët dhe vllehët, përfshirë rumunët modernë, ishin “vëllezër gjaku”. Kësisoj, ata duhej të luftonin bashkarisht për mëvetësimin e territoreve të okupuara ende nga osmanët, duke pasur ndihmën e Rumanisë ose Italisë. Kështu, duke filluar nga marsi 1898, kjo gazetë e botuar nga Dodani mbrojti një pikëpamje rreth origjinës së përbashkët ilire të shqiptarëve dhe rumunëve dhe si rrjedhojë nevojën e luftës së tyre të përbashkët në atë kohë./Lexo.com.al/e.c.

You may also like