GAZA – Të paktën 10 000 njerëz u larguan sot nga Rripi verior i Gazës.

by admin
Spread the love



GAZA, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), rreth 10 000 njerëz u larguan sot nga Rripi verior i Gazës.

”Kjo shifër bazohet në vlerësimet e vëzhguesve të OKB-së në terren”, raportoi OCHA herët të dielën, duke vënë në dukje se mes tyre kishte edhe të mitur të pashoqëruar.

Izraeli thotë se Hamasi mban qendra komanduese dhe baza të lëshimit të raketave në spitale, shkolla dhe ndërtesa banimi në veri.

OCHA tha se refugjatët përshkruan se duhej të kalonin nëpër postblloqe izraelite me makina për njohjen e fytyrës, duke sugjeruar se Izraeli ka frikë nga terroristët e njohur mes refugjatëve. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBuxheti 2024, Rama: Mbështetje për mbi 8 mijë gra kryefamiljare


You may also like