Gaza pa ushqime, banorët kërkojnë miell e ujë

by admin
Spread the love

Mijëra njerëz në Rripin e Gazës po përballen me mungesën e ushqimeve.

Të dëshpëruar ata presin karvanët me ndihma që po pakësohen çdo ditë e më shumë. Një burrë i moshuar i quajtur Abu Hassan tha për CNN se ai erdhi për të marrë pak miell, për bukë pasi muajt e fundi ka jetuar vetëm me pak oriz.

Në fillim të kësaj jave, Organizata e Kombeve të Bashkuara shprehu “shqetësime të thella” lidhur me përkeqësimin e shpejtë të situatës së sigurisë ushqimore në Rripin e Gazës duke thënë se rreth 2.2 milionë banorë po përballen me urinë akute.

Por teksa popullsia po përballet me mungesën e ushqimeve, trupat izraelitë kanë vijuar operacionet ushtarake. Si pasojë humbën jetën 31 palestinezë dhe u plagosën 25 të tjerë. Ndërkohë nga ana tjetër humbi jetën dhe një peng i rrëmbyet nga Hamas.

Sipas njoftimit të autoriteteve izraelite, viktima është izraelito-amerikania Judi Weinstein. Menjëherë pas lajmit reagoi presidenti Biden i cili tha se do të bëj çdo gjë që të lirojë pengjet e tjera.

 


Top Channel

You may also like