GAZA – Hamasi: Negociatat për armëpushim nuk po shkojnë mirë

by admin
Spread the love

GAZA, 9 prill /ATSH-DPA/ – Negociatat indirekte midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas për një armëpushim në luftën në Gaza “nuk po shkojnë mirë”, sipas Hamasit.

“Izraelitët nuk janë të interesuar për një armëpushim. Ata janë të interesuar vetëm për çështjen e pengjeve dhe jo për një armëpushim”, theksuan ata.

Nuk ka asnjë informacion zyrtar për gjendjen aktuale të negociatave nga të dyja palët e konfliktit.

Pas bisedimeve në Kajro, përfaqësuesit e Hamasit u larguan nga kryeqyteti egjiptian të hënën për t’u konsultuar me udhëheqjen e tyre.

Meqenëse Izraeli dhe Hamasi nuk flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari dhe Egjipti veprojnë si ndërmjetës.

”Wall Street Journal” raportoi për një propozim kompromisi të paraqitur nga SHBA duke cituar ndërmjetësuesit arabë.

Raporti tha se propozimi do të rezultojë në lirimin e Hamasit të 40 nga më shumë se 100 pengjet që mbahen ende në Rripin e Gazës në këmbim të 900 të burgosurve palestinezë gjatë një armëpushimi gjashtëjavor./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like