GAZA – Hamasi kërkon tërheqjen e ushtrisë izraelite përpara marrëveshjes së re të pengjeve ​

by admin
Spread the love

GAZA, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Organizata islamike palestineze Hamas po bën thirrje për tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës, përpara se të arrihet një marrëveshje e re për lirimin e pengjeve të tjera.

Zëdhënësi i Hamasit, Ghazi Hamad, deklaroi se negociatat e ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara kanë parë pak përparim kohët e fundit.

Sipas burimeve të Hamasit në Bejrut, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar një armëpushim si hap të parë.

Hamasi, nga ana tjetër, hodhi poshtë propozimin e Izraelit që udhëheqja e Hamasit të largohej nga Rripi i Gazës si pjesë e një marrëveshjeje të negociuar.

Disa media kohët e fundit raportuan shpresa për një marrëveshje të mëtejshme për lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë dhe një armëpushim më të gjatë.

Në një protestë të pazakontë në Rripin e Gazës, dhjetëra demonstrues palestinezë kërkuan lirimin e pengjeve për t’i dhënë fund luftës.

Hamasi kishte liruar 105 pengje gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit.

Në këmbim, Izraeli liroi nga burgjet 240 të burgosur palestinezë./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like