GAZA – Biden: SHBA do të krijojë një port të përkohshëm për dërgimin e ndihmave

by admin
Spread the love

GAZA, 8 mars /ATSH/ – Ushtria amerikane do të ndërtojë një port në Gaza për të sjellë më shumë ndihma humanitare në territor nga deti, njoftoi presidenti amerikan Joe Biden, shkruan BBC.

‘’Porti i përkohshëm do të rrisë sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët me qindra kamionë shtesë” në ditë, theksuan zyrtarët.

Megjithatë, Biden tha se ‘’nisma nuk do të përfshijë trupat amerikane në terren në Gaza’’.

OKB-ja paralajmëron se një e katërta e popullsisë është në prag të urisë.

Presidenti e bëri njoftimin zyrtar të enjten gjatë fjalimit të tij për gjendjen e vendit.

Biden theksoi se ‘’porti që do të ndërtohet nga ushtria amerikane, do të përfshijë një mol të përkohshëm për të transportuar furnizime nga anijet në det në breg’’.

Është e paqartë se kush do të ndërtojë portin ose do të ofrojë ndihmë në terren, që do të thotë se pyetjet thelbësore në lidhje me suksesin e operacionit mbeten pa përgjigje.

Do të duhen disa javë për të ngritur portin. Ai do të jetë në gjendje të ankorojë anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë, ilaçe dhe strehim të përkohshëm. Dërgesat e para do të mbërrijnë nëpërmjet Qipros, ku do të zhvillohen inspektimet izraelite të sigurisë.

Biden shtoi se ‘’Izraeli duhet të bëjë pjesën e tij duke lejuar më shumë ndihma në territor dhe të sigurojë që punonjësit e ndihmës të mos sulmohen”.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like