GAZA – Armëpushimi do të zgjasë maksimumi 10 ditë

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Armëpushimi i planifikuar Izrael-Hamas do të zgjasë maksimumi 10 ditë, derisa të shkëmbehen 300 të burgosur palestinezë me 100 pengje të gjalla nga Izraeli, tha kabineti izraelit.

Pas kësaj, luftimet në Rripin e Gazës pritet të vazhdojnë.

Sipas medias izraelite “Ynet”, Izraeli synon t’ia kalojë Hamasit emrat e pengjeve. Gjithashtu në marrëveshje thuhet se nënat dhe fëmijët e rrëmbyer nuk do të ndahen pas lirimit.

Sipas raportit të “Times of Israel”, pengjet duhet të jenë shtetas izraelitë ose banorë të vendit.

Në fazën e parë, Izraeli planifikon të lirojë 150 të burgosur palestinezë sapo të lirohen 50 pengje.

Të gjithë të prekurit do të lirohen në faza gjatë një periudhe prej katër ditësh, me të paktën 10 pengje të liruara çdo ditë.

Në një fazë të dytë, deri në 150 të burgosur të tjerë palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite, në këmbim të 50 pengjeve që do të kthehen në Izrael.

Të paktën 10 të rrëmbyer do të duhet të lirohen në secilën fazë. Sipas raportit, do të ketë një armëpushim shtesë 24-orësh për çdo 10 pengje të liruar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like