Gattuso kujton përballjen me Barçën e Guardiolës: Nuk e kuptuam se çfarë ndodhi në fushë!

by admin
Spread the love

Gennaro Gattuso është duke përjetuar një eksperiencë në Francë në drejtim të Marseille.

Në një intervistë për prestigjiozen franceze, L’Equipe, 46-vjeçari zbuloi disa nga metodat e tij të stërvitjes, ndërsa kujtoi edhe të kaluarën kur ai luante me Milanin. Gattuso foli për ndeshjet ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës ku theksoi se ata ishin një skuadër aq e mirë, sa italianët nuk e kuptonin se çfarë ndodhte në fushë.

“Kur isha në moshën 27 apo 28-vjeçare nisëm të përballeshim me Barcelonën e Pep Guardiolës. Ata kishin në përbërje Ronaldinhon, Messin, Xavi, Iniesta e shumë të tjerë. Vrapuam për 95 minuta në fushë, kam bërë “maratona” në çdo ndeshje kundër tyre dhe e prekja topin vetëm tre apo katër herë. Nuk e kuptonim se çfarë ndodhte në fushë. Prej atyre ndeshjeve nisa të interesohesha më shumë për futbollin dhe të studioja më tepër.

Metodat në stërvitjet e mia si trajner? Mua më pëlqejnë stërvitjet e rënda, ulëras për më shumë se një orë. Nuk dua që kur të mbaroj stërvitje, lojtarët apo ndihmësit e mi të kenë energji dhe të vijnë vërdallë në qendrën stërvitore. Nuk dua rrëmujë në dhomat e zhveshjes apo në ato të masazhit dhe nuk më intereson aspak nëse thonë se sa idiot është trajneri. Ashtu kam pas thënë edhe unë dikur”, u shpreh Gattuso.


Top Channel

You may also like