Gattuso kërkon një tjetër lojtar të Milanit, Valencia në gjurmët e Bakayoko

by admin
Spread the love

Valencia e drejtuar nga Gennaro Gattuso është shumë aktive në merkato gjatë ditëve të fundit. Pasi bleu Samu Castillejo nga Milani, klubi spanjoll kërkon sërish përforcime në Serie A.

Sipas asaj që shkruan “AS”, Valencia synon të përforcojë mesin e fushës dhe ka piketuar tashmë objektivin e saj.

Gattuso pëlqen shumë Tiémoué Bakayoko, që për momentin është i huazuar te Milani nga Chelsea.

Kuqezinjtë nuk e kanë problem që të lënë të lirë lojtarin, pasi nuk kanë ndërmend që të blejnë kartonin e tij, prandaj Valencia ka nisur negociatat me londinezët për një mundësi huazimi. / Oversport.tv

You may also like