Gati për t’u mahnitur? Range Rover Sport mbërrin në Shqipëri – Shqip

by admin
Spread the love

Të gjithë e dinë: Range Rover është makina më e mirë, çdo rast, dhe këtë e tregon miri, risia e fundit!

Ndaj, nëse po prisje modelin e ri, Range Rover Sport, kemi njëlajm të mirë: Ka mbërritur në Shqipëri dhe ndodhet ekskluzivisht në showroom-in e Mektrin Motors.

Range Rover Sport u prezantua denjësisht në një event spektakolar, i cili sigurisht, iu përshtat kalibrit dhe elegancës së makinës. Nën moderimin e Fjolla Çakallit, e cila si një admiruese e shpejtësisë dhe veçanërisht markës Range Rover, erdhi nga Milano, enkas për të prezantuar surprizën e mbrëmjes.

 

Ka disa arsye pse ky model është inovativ, totalisht fantastik dhe i përsosur gjitha aspektet, duke nisur që nga eksteriori e deri në interior. Fakti mund eksplorosh çdo territor, sfiduesapo edhe papërshkrueshëm, e bëjnë një risi parezistueshme. Na beso, do ta dëgjosh Range Rover edhe shtigjet të thella!

 

Dizajni dinamik dhe modern, takohet me luksin dhe dëshirën pëtë ndërthurur klasin me sportiven. Deri tani, vetëm Range Rover ia ka dalë ta gërshetojë në mënyrë kaq unike dhe të përsosur këto elemente.

Supermacia e eksteriorit qëndron te lakimi perfekt, fuqia, rezistenca dhe performanca e jashtëzakonshme që ofron. Jemi të bindur që sapo ta shohësh, do ta adhurosh.

Por prit, le të hyjmë brendaSofistikimi gjendet edhe në brendi të automjetit. Prekjet magjepsëse të bashkëkohores dhe modernitetit bashkojnë forcat me cilësinë dhe performancën që ky model ofron. Lëkura luksoze që mbështjell me klas brendinë e makinës, dhurojnë gjithashtu komoditetin dhe luksin maksimal.

Ky inovacion i papërshkrueshëm, i cili nuk bën aspak kompromis me cilësinë, performancën dhe dinamizmin, të pretnë showroom-et e Mektrin Motors, autostrada Durrës-Tiranë, km.6.

Mos e humb jashtëzakonshmen! Me Range Rover Sport, shkon përtej!

You may also like