Gati për të hapur një kapitull të ri – Horoskopi Qershorit për Akrepin – Shqip

by admin
Spread the love

Një bekim i madh kozmik mbërrin më 3 qershor teksa Mërkuri retrogradë përfundon. Mund të çliroheni nga çdo faj që lidhet me partneritetet e kaluara. Rruga juaj tani është e qartë dhe ndiheni të fortë në aftësitë tuaja vendimmarrëse. Jeni duke e zhvendosur fokusin tuaj te çështjet familjare kur Saturni shkon retrogradë më 4 qershor. Keni nevojë të vendosni kufij më të fortë me një anëtar të caktuar të familjes. Kufijtë nuk janë argëtues, por mund të çojnë në dinamikë më të shëndetshme. Do reflektoni më thellë mbi dhimbjen e kaluar më 4 qershor. Kjo është një kohë e përshtatshme për t’u mbështetur në miqtë tuaj ose për të gjetur një burim shërimi terapeutik. Konsideroni të flisni me një terapist ose të kërkoni mbështetje nga të dashurit tuaj. Jeni mësuar aq shumë të jeni një shkëmb për të tjerët, saqë mund ta keni të vështirë të shpreheni kur të keni më shumë nevojë. Hëna e Plotë më 14 Qershor, sjell në krye çështjet financiare. Mund ta gjeni veten gati për të lënë punën tuaj ose për të rishikuar buxhetin tuaj. Më 21 Qershor do jeni gati për të hapur një kapitull të ri. Do ndjeni një valë optimizmi dhe jeni kurioz për aventurat që ju presin. Do jeni të etur të rezervoni ndonjë udhëtim. Më 22 qershor, Venusi do ju sjell një rritje të energjisë mendore dhe do reflektoni më thellë sesi mund të jeni më të hapur në marrëdhëniet tuaja më të ngushta. Kjo është mundësia juaj për të krijuar lidhje më të thella, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Mos kini frikë të eksploroni fantazitë dhe dëshirat tuaja në dhomën e gjumit. Muaji përfundon me një hënë të re më 28 qershor, e cila do të rindezë vizionin tuaj afatgjatë. Kjo është një Hënë e Re e fuqishme nën të cilën mund të ripunoni shpresat tuaja për të ardhmen. Si mund të çojë një ndryshim në të menduarit tuaj për të jetuar një jetë të ëndrrave tuaja? Nuk do ta dini derisa ta provoni!/Revistawho.com

You may also like