Gasperini zbulon bisedën me Cristiano Ronaldon pas ndeshjes: I thashë diçka që në televizionin italian do censurohet

by admin
Spread the love

Manchester United arriti ta marrë një barazim falë sulmuesit Cristiano Ronaldo, i cili realizoi dygolësh ndaj skuadrës italiane.

Pas ndeshjes, trajneri i Atalantas, Gasperini zbuloi se i kishte thënë yllit portugez, ‘shko në ferr’.

“Ronaldo është një fenomen. Nuk e di sa ndeshje ka luajtur kundër nesh? Dhjetë? Nuk mbaj mend asnjë goditje të humbur nga ai. E shtrëngova pas ndeshjes dhe i thashë: shko në ferr”.

“”Dëgjova që disa trajnerë që thonë se Ronaldo ishte problem të menaxhohet, imagjinoni atë. Shumë rrallë që nuk gjuan në kornizë, në gjysmën e pjesës shënoi, pjesën tjetër prapë. I thashë diçka që në televizionin italian do censurohet, por i thashë të më lërë rehat”, përfundoi ai.

/Insporti.com

You may also like