Gasperini: Ka rënë morali, të mbyllim në mënyrë dinjitoze kampionatin

by admin
Spread the love

Gian Piero Gasperini ka komentuar humbjen shtëpiake të Atalantës së tij përballë Veronës: “Po kalojmë një periudhë ku morali është në rënie, duhet të mendojmë vetëm të mbyllim mirë sezonin, sepse u detyrohemi tifozëve tanë.

Djemtë u impenjuan, por nuk është një moment me shumë fat. Kundër këtyre kundërshtarëve me vlera teknike dhe atletike kohët e fundit po dalim të humbur.

Ndryshime? Do ta vlerësojë klubi në momentin e duhur, sigurisht që ne bëmë një rrugëtim shumë të mirë në Europë, si në Champions edhe në Europa League. Në kampionat bëmë mirë deri në dhjetor, ndërsa më pas nuk arritëm që të përmbushnim pritshmëritë.

Kur të vijë momenti i duhur do të shohim gjithçka dhe do të nxjerrim përfundimet. Tani duhet të mbyllim në mënyrën më dinjitoze të mundshme kampionatin”, ka thënë trajneri i Atalantës për “Dazn”. / Oversport.tv

Foto: Atalanta B.C. Twitter

You may also like