Gasperini: Do të bëja sërish të njëjtat zgjedhje, kemi luajtur mirë

by admin
Spread the love

“Do të bëja sërish të njëjtat zgjedhje, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë”. Kështu e ka nisur konferencën për shtyp trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini pavarësisht faktit se ekipi i tij u mposht në shtëpi nga Napoli me rezultatin 3-1.

“Nuk më pëlqyen episodet e takimit”, vazhdoi ai. “Tek penalltia, ne gabuam vendosjen dhe lamë të lirë Mertensin, si dhe gabuam te goditja e dënimit ku pësuam golin e dytë.

Këto kanë qënë dy rastet e vetme ku kemi pësuar gol. Kishim shpresa se do të rikuperonim rezultatin, por në fundin e ndeshjes ka më shumë hapësira, dhe në rast se nuk shënon, do të pësosh. Megjithatë, kemi zhvilluar një ndeshje të mirë”.

SFIDA NË EUROPA LEAGUE- “Ne do të rinismin nga kushte të mira. Do të jetë një tjetër ndeshje. Nuk ka dyshim se do të kemi vështirësi, por gjithsesi ne besojmë”.

SI ËSHTË ZAPATA? “Nuk e di, sot shpresoja t’i jepja disa minuta. Është kthyer dhe është stërvitur në mënyrë të shkëlqyer. E mbajta në pankinë pasi sapo është rikuperuar dhe i mungon ritmi i ndeshjes. Hapi i radhës është që ai të luajë, por ka qenë pushim për një kohë të gjatë. Ishte e vështirë ta fusja në lojë që nga fillimi”.

ZONA CHAMPIONS- “Renditjen e dimë, nuk është sezoni i duhur për të shkuar në Champions. Kemi zhvilluar ndeshje të mira me ekipet e mëdha”.

GJIMSHITI- “Nuk besoj se do ta shikojmë në fushë të enjten. I ka dalë krahu nga vendi, duhet të shikojmë gjendjen e tij”.

SCUDETTO- “E vështirë ta them se kush do të fitojë, ka shumë ekuilibër të madh. Varet nga sprinti final, duhet të kuptojmë se kush ka entuziazmin dhe kushtet e duhura. Varet shumë nga kushtet që do të kenë ekipet muajin e fundit”. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook

You may also like