Gashi mohon akuzat për sharje e ofendime, thotë se për 10 vite s’ka marrë kompensim për derivate

by admin
Spread the love

Shefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben
Gashi, ka mohuar kategorikisht se ka sharë e ofenduar deputetin e Lëvizjes
Vetëvendosje dhe këshilltarin e Glauk Konjufcës, raporton Ekonomia Online.

Gashi u akuzua nga kryeparlamentari Konjufca
dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, për sharje e ofendime rreth kompensimit
të shpenzimeve të derivateve për deputetë.

“Mbledhja dështoi se kryetari i kuvendit ka bërë
shkelje. Shefi i kabinetit ka thënë të pavërteta. Pra ne si deputet jemi përgjegjës
por nuk mundet që përfaqësuesi të shtrembëroj fakte. Unë kam pasur distancë dhe
nuk është e vërtetë. Qe 4 mandate nuk marr shpenzime. Shefi i kabinetit nuk do
të duhej të ishte në mbledhje të kryesisë”, tha Gashi.

Ai tha se 10 vite sa është deputet nuk ka marrë asnjë kompensim për këtë çështje.

You may also like