Gashi: Kurti duhet t’ua çelë derën komunitetit serb në veri, jo të izolohet në Prishtinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Milazim Gashi, nga Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti është dashur të shkojë e të bisedojë me komunitetin serb në veri e jo të izolohet në Prishtinë.

“Ai duhet të shkojë të bisedojë me komunitetin serb, t’ua çelë derën, jo të izolohet në Prishtinë e të japë komunikata publike e të kapet me Vuçiqin unë kështu e ti ashtu”, ka thënë Gashi në Edicioni Special.

Ai tha se në veri janë diku 45 për qind e qytetarëve që nuk e mbështesin në mënyrë organike Listën Serbe si subjekt politik, por Qeveria e Kosovës, sipas tij, nuk po mund t’i qaset me një vijë strategjike.

“Qeveria e Kosovës nuk ka tentuar të futet me investime në veri, që është një gabim i madh. Është dashur të provohet që të futet me investime në veri pasi ka pasur oferta. Nëse një kryeministër nuk është në gjendje të rregullojë një segment të caktuar të një komuniteti, ai duhet të bisedojë me ta, t’i qaset problemit”, shtoi ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO

You may also like