Gashi jep detaje për Konventën e LDK-së: Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin e partisë

by admin
Spread the love

Shefi
i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për pjesë e parë të Konventës së
kësaj partie, e cila do të mbahet për dy ditë më radhë. Tha se me panelistët e
LDK-së kanë diskutuar për tema të ndryshme, duke vlerësuar gjendjen në të cilën
ndodhet LDK-ja dhe Kosova.

“Sot
po mbajmë Konventën e partisë ku po diskutojmë për tema të ndryshme dhe po vlerësojmë
gjendjen ku është LDK-ja dhe Kosova. Paneli i parë ishte për temë të djathtës
dhe diskutuam alternativat e saj. Ne u dakorduam me penalistë se LDK-ja e sotme
është trashëgimtare e dinjitetshme. Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe
programin. Bashkërisht do të punojmë me grupe ekspertesh”, tha Gashi.

“Zotëri Mustafa dhe Sejdiu janë njerëz të nderuar të LDK-së dhe kanë pasur ftesë të vijnë”, tha Gashi derisa u pyet për mungesën e tyre në këtë konventë.

You may also like