Gary Cahill var këpucët në gozhdë: Dhashë gjithçka që mund të jepja

by admin
Spread the love

Gary Cahill ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare. Ish-lojtari i Chelsea, që ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit londinez, ka fituar me “blutë” e Londrës 1 Champions, 2 Europa League dhe 2 Premier League.

“Futbolli është një lojë që më ka dhënë shumë gëzime dhe suksese. Kam vendosur që të var këpucët në gozhdë, sepse kam dhënë gjithçka që mund të jepja”, shkruan në një letër në rrjetet sociale ish-kapiteni i Chelsea.

I rritur si futbollist në radhët e Aston Villas, emri i Cahill do të mbahet mend te Chelsea, ku luajti nga janari i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2019, duke koleksionuar 290 ndeshje. Mbrojtësi është aktivizuar edhe në 61 takime me kombëtaren e Anglisë, me të cilën ka marrë pjesë në dy Kupa Bote dhe në një Europian. / Oversport.tv

You may also like