Gara për në “Paris 2024”! Kush do përfaqësojë Shqipërinë, Qerimaj apo Çalja?

by admin
Spread the love

Prej më tepër se dy dekadash, sporti shqiptarë i peshëngritjes është në duart e Erkand Qerimajt dhe Briken Caljes.

Dy nga sportistët më të suksesshëm të vendit tonë në këtë sport që dalngadalë po shkojnë drejt olimpiadës së tyre të fundit, edhe pse ende nuk dihet se cili prej tyre, apo të dy do të jenë pjesë e Paris 2024.

Sot ata janë ende jashtë kësaj olimpiade por deri vitin e ardhshëm ka ende kohë. Kështu Erkand Qerimaj ashtu sikurse edhe Brikeni po përgatiten për Grand Prix të Katarit, një event ky me vlerë pikësh sa i përket olimpiadës.

Ndërkohë Briken Calja i bashkuar këtë të martë me shokun e ekipit të Tiranës dhe Kombëtares a kaluar dy nga vitet, më të vështira të karrierës së tij për shkak të dëmtime.

Në këtë periudhë të vitit, 4 vite më parë Calja ishte i kualifikuar në Olimpiadën e Tokios, ndërkohë që sot edhe pse kampion bote, është ende jashtë, por besimplotë se do t’ja dalë për të qenë aty ku në olimpiadën e shkuar për vetëm 1 kg humbi medaljen.


Top Channel

You may also like