Gara e kungujve! Të rinjtë në Belgjikë i përdorin si varka për të lundruar mbi ujë

by admin
Spread the love

Për të katërmbëdhjetin vit radhazi në Belgjikë është mbajtur edicioni i garës së kungujve.

Një ngjarje, tejet e veçantë ku çdo edicion dhjetëra të rinj, bashkohen dhe më pas garojnë mes tyre në një liqen të vogël në fshatin Lichtaart afër qytetit të Antwerp.

Ata futen brenda kungujve gjigantë që i kanë kthyer në varka e më pas lundrojnë në ujë. Kungujt kanë madhësi të ndryshme, çka e bën edhe më emocionuese këtë aktivitet, ku shumë prej garuesve nuk arrijnë ta përmbyllin garën pasi fundosen në ujë.

“Është një super eksperiencë të lundrosh me kungull. Mendova se do të fundosesha në ujë por gjithçka ishte shumë mirë dhe nuk kisha pse të trembesha”, tha një nga pjesëmarrësit.

“Nuk arrita ta mbyllja garën. U panikosa pak por ishte adrenalinë”, u shpreh një tjetër.

Ndërkohë fermerët e kësaj zone, njëherësh organizatorë të aktivitetit, thonë se çdo vit kujdesen për të prodhuar kunguj sa më të mëdhenj për ta bërë sa më të bukur këtë aktivitet.

“Nga kungujt më të mëdhenj marrim farat dhe i përziejmë për të bërë çdo vit kunguj gjithnjë e më të mëdhenj. Këtë vit kemi kunguj më shumë se 1000 kilogramë”, thotë fermeri.

Prodhuesit thonë se vitin tjetër synojnë që kungujt të kenë peshë më të madhe se një mijë kilogramë.


Top Channel

You may also like