Ganja tregon se pësoi aksident tri ditë para se të hynte në Big Brother VIP Kosova

by admin
Spread the love

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ganimete Abazi, i është bashkuar së fundmi shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo mbrëmë (e hënë) ka shijuar një darkë me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë, gjersa edhe kanë biseduar.Artistja tregoi një moment që i ndodhi pak ditë para se të futej në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Krijuesja e hitit “Mirupafshim” ka zbuluar se tri ditë më parë pësoi një aksident në Prishtinë.

“Është hera e parë në jetën time që kam pasur një emocion që nuk di as ta përshkruaj, sa isha pozitive sa negative nuk e dija as çfarë jam duke bërë mandej thosha nuk e kam kuptuar nuk jam mësuar të jem e mbyllur jam mësuar me punë aktive me qenë, thoja çfarë bëj. Një Gane e brendshme ka folur me një Gane të jashtme”, tha fillimisht Ganja për gjendjen në të cilën ndodhej.

“Sido që të jetë, ajo që i ka marrë të gjitha këqijat e kësaj e periudha para tri dite pësova një aksident. Më ra dikush nga mbrapa. Tash i kisha tre katër ditë për t’i përgatitur gjërat pasi u ktheva nga ndejat. Thash ishalla gjithë lodhjen të këqijat i ka marrë kjo”, u shpreh më tej ajo.

Krahas Ganes, në BBVK është futur edhe këngëtarja e re e estradës, Mbresa./Botapress.info/

You may also like