Galtier: Ndaj Bayernit të pafat, tani vëmendjen te kampionati

by admin
Spread the love

Trajneri i Paris Saint Germain është rikthyer të flasë pas eliminimit me Bayernit, teksa ka kërkuar nga të tijtë që të kthejnë vëmendjen nga kampionati.

Ai deklaroi se në Francë asgjë nuk është e lehtë, ndaj skuadra duhet të ketë motiv të fitojë, pasi një trofe është gjithmonë i rëndësishëm.

“Jemi mbledhur me skuadrën menjëherë pas eliminimit dhe natyrisht që jemi të gjithë të zhgënjyer,. Mund të kishte shkuar më mirë, por në Champions vetëm një skuadër fiton. Duhet të kthejmë vëmendjen nga kampionati, një objektiv shumë i rëndësishëm për ne. Edhe Bayerni nuk e fiton çdo vit Championsin, por kur marrin titullin festojnë gjithmonë shumë”, tha Galtier.

Duke u ndalur te eliminimi nga bavarezët, trajneri i kryeqytetasve të PSG-së tha se ndikoi edhe fati i keq, me dëmtimin e disa prej titullarëve dhe mungesën e tyre.

“Mund të them se ishim edhe të pafat, pasi në ndeshjen e parë mungoi Mbappe dhe Hakimi nuk ishte në maksimum. Më pas u dëmtuan Kimpembe e Neymar, ndërsa gjatë ndeshjes u ndalën edhe Marquinhos e Mukiele”, tha tekniku francez.


Top Channel

You may also like