Galtier ëndërron portugezin e Milanit, PSG nuk heq dorë nga Rafael Leao

by admin
Spread the love

PSG nuk heq dorë nga Rafael Leao. Sipas “RMC Sport”, ndonëse tratativa me Manchester United për Marcus Rashford është në rrugë të mbarë, trajneri Christophe Galtier kërkon që të ketë në organikë edhe sulmuesin portugez të Milanit.

Edhe Galtier edhe drejtori sportiv Luis Campos kanë punuar me lojtarin te Lille dhe e vlerësojnë shumë Leaon. Bashkë me Kylian Mbappé, dy lojtarët do të formonin një nga dyshet sulmuese më të shpejta në historinë e futbollit.

Portugezi vlerësohet 70 milionë euro, shifër që mund të ulet nëse në tratativë përfshihet mbrojtësi Abdou Diallo, për të cilin Milani ka shfaqur interes.

“Po, duam edhe një sulmues tjetër. Klubi po punon për këtë gjë. Duhet të jemi të kujdesshëm: nuk do të marrim një lojtar vetëm se na duhet një sulmues, lojtarët që vijnë duhet të jenë funksionalë për idetë tona teknike-taktike”, ka thënë së fundmi Galtier. / Oversport.tv

You may also like