“Gabimet në fushë dhe në VAR janë të pashpjegueshme”, gjyqtari i Serisë A denoncon drejtuesit dhe tregon rastet: Nuk ndëshkohen ata që gabojnë

by admin
Spread the love

Një gjyqtar i Serisë A ka lëshuar akuza shumë të rënda për sistemimin e gjykimit në Itali, duke bërë të ditur se ka diçka shumë të gabuar që po ndodh në këtë sezon. Nëpërmjet emisionit “Le Iene” gjyqtari i cili ka ruajtur anonimitetin duke iu frikësuar pasojave në karrierën e tij. ka shpjeguar se nuk kuptohen kriteret mbi të cilat merren vendimet, Gjithashtu, ai theksoi kishte gjyqtarë që bënin gabime të renda, por nuk ndëshkoheshin nga drejtuesit e Shoqatës së Arbitrave Italianë.

“Këtë vit ka pasur shumë gabime nga gjyqtarët në fushë dhe në VAR, të cilat janë vërtet të pashpjegueshme, veçanërisht për ne që jemi pjesë. Nëse ke imazhe të qarta para syve dhe ke mundësinë të rishikosh episodin me shumë kamera në dispozicion, si nuk e vë re gabimin e bërë nga arbitri në fushë? Për shembull, ky është rasti i penalltisë së mohuar ndaj Bolonjës në Juventus-Bolonja, ose e prekjes me dorë të Pulisiç para golit të tij në Xhenoa-Milan, ose e faullit të fundit të Bastonit ndaj Dudës në Inter-Verona, pak para se të vazhdonte aksioni dhe të arrihej te goli shumë i kontestuar i Interit. Në të gjitha këto raste, në mënyrë të pashpjegueshme, gaboi jo vetëm arbitri në fushë, por edhe VAR-i, i cili pavarësisht imazheve të qarta, vendosi të ngulmonte në gabimin e bërë.

Ka shumë arbitra dhe asistentë që mendojnë si unë dhe aktualisht janë të paktën pesë, përfshirë gjyqtarë dhe ndihmës nga Seria A dhe B, të cilët po ndërmarrin veprime ligjore për të raportuar Shoqatën e Arbitrave Italiane për ato që ne i konsiderojmë si parregullsi të rënda. Për shembull, ka nga ata që gabojnë dhe vazhdojnë të gjykojnë raundin tjetër sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ka nga ata që ndalohen, që është i vetmi ndëshkim real që prek arbitrin nga pikëpamja ekonomike, por edhe nga ana e karrierës.

Në disa raste, sipas rregullores, është e nevojshme të ndërhyhet dhe përgjegjësit e VAR-it nuk ndërhyjnë, por kjo ndikon si në rezultatin e një ndeshjeje në fushë, ashtu edhe në planin afatgjatë, ndikon edhe në ecurinë e kampionatet e futbollit. Kur VAR gabon, edhe ai duhet të penalizohet, por kjo nuk ndodh gjithmonë”, tha ndër të tjera gjyqtari në fjalë.

Ai në fund kishte analizuar disa pamje të ndeshjes mes Juventusit dhe Veronës duke shpjeguar se ishte e pakuptimtë që në atë ndeshje ishte falur ndërhyrja e rëndë e Gati duke mos u thirrur kryesori nga VAR për të kuqin, por paralelisht, ishte anuluar me VAR një gol i Ken, për një prekje të lehtë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like