Futbollisti shqiptar Leonard Pllana feston me shqiponjë, zemërohen serbët (VIDEO)

by admin
Spread the love

Futbollisti shqiptar nga Kosova që po luan në ekipin Jeonam Dragons të Koresë së Jugut, Leonard Pllana, në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë, në ndeshjen kundër ekipit filipinas United City, ka shkaktuar zemërim te mediat serbe. Në të vërtetë, ndeshja është lujatur në Filipine, ndërsa Leonardi ka shënuar golin e fitores për mysafirët në minutën 87`dhe atë e ka festuar me shqiponjën dykrenare, informon portali Shtegu.. Mediat në Serbi i kanë dhënë një hapësirë festimit të golit të tij, duke e krahasuar këtë veprim me gjestet e Shaqirit dhe Xhëkës në ndeshjen kundër Serbisë.

You may also like