Futbollisti shqiptar largohet nga Bjellorusia

by admin
Spread the love

Elis Bakaj ka mbylllur eksperiencën e tij me Rukh-un dhe duket se do të largohet nga Bjellorusia pas 4 vitesh të kaluara aty.

Në një intervistë të dhënë për mediat bjelloruse, sulmuesi shqiptar tregon se ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me këtë shtet, që i ka hyrë thellë në zemër. Sa i përket së ardhmes, Bakaj zbulon se është në kontakt me dy klube, por vendimi i tij do të ndikohet edhe nga familja, pasi dëshiron të qëndrojë pranë vajzës së tij tani që do të shkojë në kopësht.

“Kam kaluar katër vjet në Bjellorusi dhe mund të them se gjatë kësaj kohe u magjepsa nga ky vend i bukur dhe njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time. Unë kam shumë miq në Bjellorusi. Sigurisht, më vjen keq për largimin, por kjo u ndodh të gjithëve. Por gjëja kryesore është se Bjellorusia do të mbetet përgjithmonë në zemrën time.

Jam në kontakt me dy skuadra, por ende nuk e di se çfarë të bëj. Arsyeja është se vajza ime është ende e re dhe duhet të mendoj shumë mirë përpara se të marr një vendim. Vajza ime së shpejti do të shkojë në kopësht dhe unë dua të jem me të çdo minutë. Prandaj, dua të gjej një ekip afër shtëpisë.

Me Kam kaluar shumë mirë në Soligorsk dhe Brest. Unë dhe familja ime ose miqtë shëtisnim nëpër parqe, vizituam restorante, kinema. Më pëlqeu shumë edhe Minsku, ku udhëtonim shpesh dhe që e dua shumë. Unë kam jetuar në shumë qytete evropiane dhe kam parë shumë vende, por Minsku për mua është një qytet që më ka rënë në zemër dhe nuk do ta lë kurrë“, ka deklaruar Elis Bakaj. 

You may also like