Futbollisti serb u ndëshkua me karton të kuq – Muriqi e qorton për veprimin e tij

by admin
Spread the love

Skuadra e Lazios i është kthyer fitoreve në Serie A, pasi mposhti 1 me 3 klubin e Sampdorias. Tri golat klubi i menaxhuar nga Maurizio Sarri i shënuan gjatë pjesës së parë. Në të dytën pjesë, në minutën e 67-të, skuadra e Lazios mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi serbi Milinovic-Savic u ndëshkua me dy kartonë të verdhë për shkak të sjelljeve jo-sportive.

Kjo i frikësoi paksa skuadrën mysafire, pasi ende kishte lojë edhe pse rezultati ishte 0 me 3. Në momentin e kartonit të kuq, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi shkoi dhe kritikoi futbollistin serb. Këtë e ka thënë edhe gazetari që rri afër klubit të Lazios, Jerry Mancini.

Vedat Muriqi duhet të jetë lojtari i fundit që ankohet për kartonin e kuq të Milinkovic-Savic. Ai duhet të luaj mirë fillimisht, pastaj të ankohet.”, ka thënë në rrjetin social Twitter gazetari italian. Kujtojmë që Muriqi u inkuadru në lojë gjatë minutës së 46-të, pasi Immobile ndjeu dhimbje në këmbën e tij, shkruan LIG Sport.

Kujtojmë se dje pas një kohë të gjatë, Thomas Strakosha u rikthye më në fund titullar në Serie A, pasi klubi vendosi t’i besonte portierit shqiptar pas paraqitjeve të fundit të Pepe Reina. Strakosha nuk zhgënjeu dhe në pjesën e dytë ishte protagonist me ndërhyrjet e tij duke treguar se meriton të kthehet përsëri të luajë rregullisht me bardhekaltrit.

Normalisht, pasi suksesit 3-1 nuk munguan edhe elozhet për portierin i cili ndali thuajse gjithçka që shkoi drejt katërkëndorit të tij, s kur Sampdoria u mundua që të kthehej në garë. Edhe portali i “Eurosport” nuk ka kursyer elozhet për portierin shqiptar duke e cilësuar “luks” që të qëndronte në pankinë.

“Shumë i zoti, pasi shpëton Lacion nga përmbysja e Sampdorias me 2-3 pritje me të vërtetë të rëndësishme. Pas gabimit me Gallatasarajin, duket plotësisht i rikuperuar. Është një luks të kesh një portier të dytë të tillë”, shkruante “Eurosport” që i kishte vënë notën 6,5 portierit kuqezi.

You may also like