Futbollisti konfirmon largimin nga Malisheva

by admin
Spread the love

Futbollisti i Malishevë, Altin Aliu ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar kontratën me klubin e Malishevës, transmeton Insporti.

Talenti gjilanas i ka uruar suksese klubit dhe njofton se ditëve në vazhdim do të zbulojë të ardhmen e tij.

Njoftimi i plotë nga Altin Aliu: 

Të dashur miq, Përmes këtij postimi dua të njoftoj opinionin që kam përfunduar kontratën me klubin e Malishevës me marrëveshje të dy anëshme. Klubit i uroj suksese, ndërsa tani unë tani jam futbollist i lirë dhe ditëve në vijim do t’ju vë në dijeni për të ardhmen time.

Ndryshe, Malisheva e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll në pozitën e shtatë me 19 pikë. 

You may also like