Futbollisti bëri milionat dhe i regjistroi në emër të gruas, fundi i tij ishte tejet i rëndë!

by admin
Spread the love

Është e trishtë historia e dashurisë së lojtarit të kombëtares së Zimbabvesë, Tendai Ndoro.

Futbollisti 36-vjeçar bëri miliona dhe bëri një jetë të bukur me gruan e tij në Afrikën e Jugut.

Ndoro fitoi pjesën më të madhe të parave të tij duke u transferuar te klubi nga Omani, Al-Oruuba. Ai arriti që të bënte pasuri të madhe, vetura të shtrenjta, shtëpi luksoze dhe gjithçka tjetër.

Tërë pasurinë e fituar e regjistroi në emër të gruas së tij, Thando Masekos. I pafati Ndoro ishte i sigurt se lumturia do të zgjaste përgjithmonë dhe bëri një budallallëk të madh.

Gjithçka që fitoi, të gjitha paratë, pasuritë e paluajtshme, makinat, i humbi pasi që gruaja e tij kërkoi divorcin dhe i mori të gjitha.

Kjo është arsyeja pse Ndoro ka shpallur falimentimin dhe aktualisht mezi ia del mbanë.

Pics: Tendai Ndoro Flexes His Wheels - iHarare News

Ai është 36 vjeçar dhe vështirë se mund të “kthjellet” nga falimentimi.

You may also like