Futbollistët e Fenerbahces do dalin para Komisionit Disiplinor për shkak të përplasjeve me tifozët!

by admin
Spread the love

Tre lojtarë të Fenerbahces janë thirrur në Komisionin Disiplinor të Federatës së Futbollit të Turqisë për përleshje me tifozët e Trabzonspor pas ndeshjes së kampionatit.

Më 17 mars, një numër i madh i tifozëve u vërsulën në fushë pas ndeshjes, në të cilën Trabzonspor humbi 2:3 në shtëpi dhe lojtarët e Fenerbahces festuan fitoren. Tifozët vendas sulmuan lojtarët dhe trajnerin e klubit të Stambollit dhe portieri Dominik Livakovic u godit në kokë.

Lojtari i Fenerbahces, Bright Osei-Samuel goditi me grusht një tifoz dhe tani do të duhet të dalë para Komisionit Disiplinor, ashtu si Jaden Osterwolde, i cili goditi të njëjtin tifoz, tha federata turke.

Dy punonjës të Fenerbahces janë thirrur, ndërsa para Komisionit Disiplinor do të dalë edhe ndihmëstrajneri i Trabzonspor.

Pas përleshjes, 13 mbështetës të Trabzonsporit u arrestuan, pesë prej të cilëve janë në paraburgim.

Sekretari i përgjithshëm i Trabzonspor, Kemal Erturk tha javën e kaluar se tifozët ishin arrestuar padrejtësisht dhe kërkoi që ata të liroheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

/GazetaBlic Sport

You may also like