Futbolli humbi mbretin – Shqip

by admin
Spread the love

Lajmi për vdekjen e legjendës Pele është dëgjuar në cdo cep të globit. Ikona braziliane nuk jeton më dhe bota e futbollit futet në një nga momentet më të errëta të historisë. Të gjithë ata që e dashurojnë këtë sport por jo vetëm ndihen të trishtuar nga ky lajm dhe reagimet janë të shumta. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjete sociale.

“Futbolli humbi sot mbretin. I madhi Pele, braziliani virtuoz që magjepsi botën me talentin e tij, u nda nga jeta pas një betejë me problemet shëndetësore. Një moment i vështirë për të gjithë ata që patën fatin ta shikonin nga shkallët e stadiumit duke luajtur, por edhe për ato që e kanë njohur përmes historisë dhe bëmave të tij.

Do t’i mungojë shumë botës së futbollit, por rekordet, arritjet e tij unike dhe trofetë e shumtë e kanë ngjitur prej shumë kohësh në olimpin e futbollit. Legjendat jetojnë përgjithmonë! U prehsh në paqe i madhi Pele!”-shkruan Duka.

You may also like