Fury-Ngannou duel boksi në kafaz – Shqip

by admin
Spread the love

Mike Tyson do të jetë gjyqtari

Luftëtari kamerunas Francis Ngannou, ish-kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA) dhe boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) mund të duelojnë mes tyre në kafaz. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngannou zbulon edhe një sekret tjetër, që kjo sfidë mund të gjykohet nga një legjendë e boksit, Mike Tyson.

“Le të bëjmë një luftë të madhe, të madhe për të zgjedhur “më të keqin” në planet. Le ta bëjmë këtë duel sa më pikant, në një kafaz, duke përdorur doreza prej katër ons, sipas rregullave të boksit të Queensberry. Dhe, le të kemi një arbitër “të keq” si “Iron” Mike Tyson. A ia kam shitur mirë këtë duel botës?”, shkruan Ngannou.

TI RAPORTON!

You may also like