Funksionarët që japin dorëheqje apo shkarkohen nuk do të marrin apanazhe – Shqip

by admin
Spread the love

KUSHTETUESJA SHFUQIZOI NENIN QË U MUNDËSONTE APANAZH KËTYRE FUNKSIONARËVE

Funksionarët që japin dorëheqje apo shkarkohen nga detyra nuk do të mund të marrin apanazh, pasi Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme, sic percjell KlanM, e shfuqizoi nenin 22 nga Ligji i pagave dhe kompensimeve të tjera të funksionarëve të zgjedhur apo emëruar.

Sipas këtij nenit, deputetët, funksionarët apo punëtorët në pozitat udhëheqëse të cilët japin dorëheqje apo shkarkohen para përfundimit të mandatit për të cilin janë zgjedhur apo emëruar, i kanë të gjitha të drejtat si dhe funksionarët e tjerë, përfshirë edhe të drejtën e apanazhit.

Megjithatë, sipas gjykatës, ky nen nuk ka justifikim kushtetues.

“Gjykata ka marrë parasysh faktin se në dorëheqje apo shkarkim vjen për shkak të ndonjë lloj papërgjegjësie në ushtrimin e detyrës së besuar. Dorëheqja dhe marra e kompensimit në të holla në raste të këtilla nuk përputhen njëra me tjetrën dhe për këtë, është vendosur që të shfuqizohet kjo dispozitë, si kundërshtim i sundimit të së drejtës, i cili është një ndër vlerat themelore të Kushtetutës sonë” – thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë pasi të shpallet në Gazetën Zyrtare. /KlanMacedonia/

You may also like