Fundi i lumtur i Fifit dhe Semit: Pas konflikteve përqafohen

by admin
Spread the love

Fifi dhe Semi kanë pasur së bashku një javë shumë të ngarkuar emocionale. Debate të forta kanë ndodhur mes dy këngëtareve, por çdo gjë u zgjidh në natën live. Fifi pati një takim të ndjerë me babain e saj, pas ditësh izolimi dhe personi i parë që e priti në kthim qe pikërisht Semi.

Fifi dhe Semi e mbyllën çdo konflikt me një përqafim të sinqertë me njëra-tjetrën që na tregoi dhe njëherë se çdo gjë kalon. Fundja, deri diku, ndjesitë dhe luftën me ankthin dhe stresin e izolimit dy këngëtaret e kanë pasur njësoj.

Paqja mes tyre mbase bëhet mësim dhe për konfliktet e tjera mes banorëve./revistawho.com

You may also like