Fundi i Korrikut mbipopullon plazhet e Durrësit – Shqip

by admin
Spread the love

Operatorët turistikë të kënaqur me sezonin, hotelet të rezervuara edhe në Gusht

Fundi i Korrikut ka mbipopulluar plazhet e Durrësit. Janë të shumtë ata që e kanë zgjedhur këtë qytet nga shtete të ndryshme të Europës, nga rajoni ndërsa nuk mungojnë as vendasit.

Sipas operatorëve turistikë ecuria e sezonit deri tani është e mbarë.

Turistët vijnë në qytetin bregdetar të organizuar në grupe.

Hotelet dhe resortet në Durrës janë të rezervuara edhe gjatë muajit Gusht.

Durrësi është një nga zonat më të frekuentuara nga pushuesit gjatë sezonit veror. Zgjidhet jo vetëm nga vendas por çdo vit e më shumë edhe nga turistë të huaj.

Klan News

You may also like