Fshati me 26 viktima nga shpërthimi i fabrikës së fishekëve, Gërdeci preferon Berishën

by admin
Spread the love

Në çdo proces zgjedhor lokal apo i përgjithshëm, në Bashkinë e Vorës, një interes të madh ka marrë edhe fshat i Gërdecit. Kjo pasi zona pranë Vorës, ishte më e prekura nga shpërthimi i një fabrike demontimi fishekësh në vitin vitin 2008 ku mbetën të vrarë 26 persona.

Në zgjedhjet e zhvilluara dje, kandidati i mbështetur nga Partia Socialiste, Blerim Shera ka marrë 140, i ndjekur nga kandidati i Berishës dhe LSI-së Lulzim Vrana me 43 vota dhe Ymer Marku me 11 vota.

Njëzetegjashtë persona, përfshirë fëmijë, mbetën të vdekur teksa po përpunonin armatimin e vjetër të periudhës komuniste, si pjesë e një kontrate me një kompani private që po furnizonte këtë lloj armatimi për ushtrinë afgane, pas ndërhyrjes amerikane në Afganistan.

You may also like