Fshati cakton rregulla të pazakonta për të mbajtur larg ‘shpirtrat e ligë’ pas vdekjeve misterioze

by admin
Spread the love

Banorët e fshatit Ban Khop Klang Nuea po përpiqen të mbajnë larg fatkeqësitë me nëntë rregulla të reja të pazakonta që duhen zbatuar nga banorët, pas një serie ngjarjesh misterioze.

Rezidentët e fshatit tailandez kanë ndaluar hyrjen e trupave të të vdekurve dhe kanë caktuar data të sakta kur mund të sillet në fshat lënda drusore ose qymyri.

Banori vendas Kham-u, 62 vjeç, thotë se vendasit kanë lënë mënjanë mënyrën e vjetër të të jetuarit dhe se zakonet moderne po prishin traditën, duke fajësuar për këtë vdekjet e të rinjve nga sëmundje që nuk kanë qenë kurrë fatale më parë.

Tashmë sipas rregullave të reja fshatarët nuk mund të sjellin trupa të vdekurish në fshat dhe nuk mund të vrasin kafshë me katër këmbë në territorin e Ban Khop Klang Nuea.

Rezidentët kanë caktuar gjithashtu data të sakta se kur mund të sillen në fshat orizi, barërat, druri i zjarrit, dheu e gurët, shkruan rrjeti Thaiger.

Qymyri ndalohet të fytet në shtepi të caktuara të fshatit, ndërsa banorët kanë caktuar kohë të veçanta për djegien e drurit që kthejnë në qymyr.

Ata kanë hartuar gjithashtu mënyra të caktuara për transportimin e mishit, duke ndaluar varjen e këmbëve të lopëve. Megjithëse rregullat duken të pazakonta, Kham-u thotë se ato kanë ndaluar vdekjet e sëmundjet e papritura duke ndaluar afrimin e shpirtrave të këqij.

Për këta të fundit kryhet një ritual me simbole e objekte të vendosura në hyrje të fshatit.

I vjetri i fshatit Pattama Prathumwan, thotë se ata që shkelin rregullat gjobiten 500 bat ($12) dhe paralajmërojnë të tjerët të tregojnë respekt ndaj rregullave edhe pse janë të pazakonta.