“Frymëzues”/ Inter Miami zyrtarizon teknikun e ri, feston Messi

by admin
Spread the love

Gerardo Martino është zyrtarizuar trajneri i ri i Inter Miami-t.

Tekniku argjentinas, do të punojë për herë të tretë me Lionel Messin. Në fillim aventura e përbashkët te Barcelona, më pas në kombëtaren e Argjentinës. Tani në MLS tek Inter Miami.

Me objektivin për të tentuar fitimin e trofeve me skuadrën nga Florida. 60-vjeçari nga Rosario ka një eksperiencë të madhe në stol, teksa ka drejtuar edhe kombëtaret e Meksikës dhe Paraguait.

“El Tata” ka punuar edhe tek Atlanta në kampionatin amerikan të futbollit. “Jemi shumë të lumtur që mund të mirëpresim Tatën tek Inter Miami. Ai është një trajner që përputhet me ambiciet tona si klub. Dhe jemi optimistë për atë që mund të arrijmë së bashku.

Tata ka trajnuar në nivelet më të larta dhe ne besojmë se përvoja e tij do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për ne. Pasi synojmë të konkurrojmë për fitimin e titujve”, deklaroi Jorge Mas, menaxheri i Inter Miami.

I lumtur është edhe pronari David Beckham: “Tata është një figurë shumë e respektuar në sportin tonë, karriera e tij flet vetë. Ne kemi besim se arritjet e tij dhe përvoja që ka do të frymëzojnë ekipin tonë dhe do të emocionojnë tifozët”./ Shqip


Top Channel

You may also like