Frymëzohem nga Ledion Liço, nuk bëj furça

by admin
Spread the love

Moderator i njohur shqiptar, Arjon Muça ka vendosur t’i bashkohet programit të mesditës në Top Channel, ‘Shqipëria Live’. Ai do të jetë në krah të moderatores Erjona Rusi dhe së bashku do të prezantojnë këtë emision duke nisur nga e hëna e 7 nëntorit.

Këtë të premte, Arjoni ishte i ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, ‘Wake Up’, teksa zbuloi se si e priti ftesën për të qenë një nga drejtuesit e emisionit ‘Shqipëria Live’. Ai tregoi se pas mesazhit të ardhur, ai kishte marrë një telefonatë dhe mundësi për të shkuar në zyrat e kësaj media për të diskutuar nga afër.

Gjithashtu, ai zbuloi edhe se moderatori i tij i preferuar është Ledion Liço, teksa theksoi se ai nuk bën furça, duke qenë se Ledioni është drejtor i Top Channel.

‘Fatkeqësisht, për këtë që do them unë sot është drejtor ai në Top Channel. E kam thënë edhe në intervista të tjera, kur ai nuk ishte në rolin e drejtorit që në stilin e tij, unë frymëzohesha nga Ledioni. Që do të thotë ishte një stil sportiv. Unë nuk jam djalë i furçave. Ledioni në çdo lloj formati ta hidhje, dinte t’i nxirrte më të mirën.

Aty e kam gjetur veten, ndoshta edhe nga look-u, pasi ai ka një stil të veçantë, ndryshe nga moderatorët e jetës sime. Por gazetari që më ka frymëzuar, e që nuk është vetëm gazetar, por është shoëman, është moderator, këngëtar, është Arditi. Ai ka qenë një shkollë e jashtëzakonshme’ – u shpreh Arjon Muça.

You may also like