Frrok Çupi zbardh prapaskenat e forta të takimit Meta-Berisha: Ish presidenti ka shitur informacione sekrete për agjenturën ruse

by admin
Spread the love

Marrëdhënie Meta-Berisha për zgjedhjet lokale 2023, analisti Frrok Çupi e cilëson si një aleancë “si të shpëtojmë lëkurën”. Në një studio televizive, Çupi u shpreh se të dy janë bashkuar se çfarë do të bëjnë për të agresuar Amerikën. Sipas Çupit, të dy kanë lidhje me Rusinë dhe Iranin. Për Metën thotë se për sa kohë mbante zyrën e presidentit, ka shitur informacione sekrete për një qendër spiunazhi në Rusi.

“Mendoj se i gjithë strumbullari i kësaj vizite është Amerika. Kjo më dëshmon se SHBA kanë identifikuar rrezik të madh në Shqipëri tek figura e Berishës. Po kaq i rrezikshëm është dhe Meta. Këto janë aleanca sit ë shpëtojnë lëkurën.

Nuk ka asnjë vlerë çfarë do të diskutojnë me njëri-tjetrin, thjesht një fjalë që do jemi bashkë në zgjedhje por çfarë do të bëjmë për të agresuar Amerikën. Do të thotë gjithë edukimi perëndimor në Shqipëri, gjithë demokracinë dhe lidhjen e njëri-tjetrit me Rusinë e Iranin. Sa kohë që Meta ishte në zyrën e presidentit, ka shitur informacione sekrete për agjenturën ruse.

Vetë Berisha e ka demaskuar veten kur tha kisha dhe një ofertë tjetër që më dhanë shumë para. Kemi një fakt që në Shqipëri hyn gazsjellësi e del, por ne nuk marrim dot 1 litër. Por një avion të kalojë në qiellin shqiptar, marrim tarifë siç do shtet tjetër. Meta dhe Berisha takohen në mënyrë sekrete, kështu që kemi diçka shumë sekrete që është punuar dhe do të shohim çfarë do të ndodhë mes tyre”, tha Çupi.

Sa i përket thirrjes së grupit të PD që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj të mos futen në zgjedhjet lokale, analisti Çupi u shpreh se nëse ndodh që të mos “zbatojnë” kërkesën, paralajmëron se do të ketë luftë civile.

“Prej kohësh në PD flitet se do të ketë luftë civile dhe ky është një aspekt i luftës civile. Nëse PD që kryesohet nga Alibeaj futet në zgjedhje, do të ketë luftë civile. Këta po ndjejnë se duket sikur qeveria po i lë të lirë. Lufta civile është 1 prej opsioneve. Opsionet e tjera do ti zbulojmë. S’kemi të bëjmë me politikë, por përpjekje e sulme për të thyer rendin civil në Shqipëri”, tha Çupi.

Ndër të tjera shtoi se sa më shumë që ka përçarje brenda PD, aq më i vogël është rreziku i saj për Shqipërinë.

“PD vetëm po t’i studiosh në të gjithë jetën e vet është i helmuar. Vidhen votat, sulmohen, rekrutohen njerëzit. Në PD rekrutohen prej ’91 personat që vjedhin për mua, sulmojnë për mua. E kam thënë dhe e ndjej që sa më shumë ndahet ajo parti, aq më pak e rrezikshme bëhet për Shqipërinë”, tha Çupi.

You may also like