Frikë në Pogradec, portierit 19-vjeçar i bie të fikët gjatë ndeshjes

by admin
Spread the love

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur në sfidën midis Pogradecit dhe Shkumbinit. Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, portieri i liqenorëve, Hergis Alliu u dëmtua dhe ra në tokë pa ndjenja.

19-vjeçari u dëmtua gjatë një përplasjeje të rëndë me një prej sulmuesve të Shkumbinit. Për rrjedhojë lindi nevoja që stafi mjekësor të ndërhynte në mënyrë të menjëhershme duke i dhënë edhe ndihmën e parë.

Për fat të mirë, mjekët e ekipit arritën të kthenin të vetëdijshëm portierin 19-vjeçar pas vështirësisë që kishte. Alliu më pas u dërgua menjëherë me ambulancë drejt spitalit më të afërt. /oversport.tv

You may also like