Frika nga paralajmërimi kinez/ 300 mijë njerëz po e ndjekin live aeroplanin e Nancy Pelosit që shkon në Tajvan

by admin
Spread the love

Qindra mijëra njerëz po shikojnë online fluturimin Air Force US SPAR19. Vetëm në aplikacionin Flight Radar vëzhguesit kurreshtarë në orën 15:30 shkuan deri 300 mijë. Pa llogaritur këtu edhe ndjekësit në kanalet e youtube, apo edhe në rrjete tjera sociale.

Interesi u rrit pas kërcënimeve të vazhdueshme kineze nëpërmjet televizionit shtetëror kinez, se Kina do të reagojë ashpër nëse Nancy Pelosi udhëton drejt Tajvanit.

Ndërkohë bursat ndërkombëtare, shënuan tregues negativë sot, pikërisht për shkak të pasigurive në tregje që shkaktoi ky udhëtim kaq specifik, i cili shoqërohet me mbështetje ushtarake nga US Marine në ujërat detare afër Tajavanit.

Më herët, gjatë një konference për shtyp nga Ministria e Jashtme kineze, zëdhënësi Zhao Liqian paralajmëroi se Kina nuk do të “qendronte duarkryq ” nëse Pelosi do të vizitonte Tajvanin.

Ndërkohë zyra e zyrtares së lartë amerikanbe konfirmoi turin e saj në Azi në një deklaratë dje.

“Udhëtimi do të fokusohet në sigurinë e ndërsjellë, bashkëpunimin ekonomik dhe qeverisjen demokratike në rajonin Indo-Paqësor “, thuhet në deklaratën që i referohet rajonit Aziatik-Paqësor.

“Delegacioni ynë do të mbajë takime të nivelit të lartë për të diskutuar se si mund të avancojmë më tej interesat dhe vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Tajvani nuk përmendet në njoftim.

Zakonisht vizitat e politikanëve dhe zyrtarëve amerikanë në Tajvan mbahen të fshehta derisa delegacionet të zbarkojnë për shkak të marrëdhënieve me Pekinin.

Në këtë tur Pelosi shoqërohet nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme Gregory Meeks si dhe anëtarë të Komisionit të Përhershëm të Zgjedhur për Inteligjencën dhe Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Rruga Press

You may also like