FRANKFURT – BE hap selinë e re të Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave (AMLA)

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 23 shkurt /ATSH-AA/ – Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se selia e re e Autoritetit të bllokut Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) do të jetë në qytetin gjerman të Frankfurtit.

“Sot, përfaqësuesit e Këshillit dhe Parlamentit Evropian arritën një marrëveshje për selinë e autoritetit të ardhshëm evropian kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit”, tha Këshilli Evropian (KE) në një deklaratë.

KE vuri në dukje se AMLA do të fillojë funksionimin në mesin e vitit 2025 dhe do të ketë më shumë se 400 anëtarë të stafit.

AMLA, instrumenti qendror i reformës së kuadrit të BE-së kundër pastrimit të parave, do të ketë “kompetenca mbikëqyrëse direkte dhe indirekte” mbi subjektet e detyruara dhe fuqinë për të vendosur sanksione dhe masa.

“Marrëveshja përfundimtare për vendndodhjen e selisë së AMLA-së është bërë nga bashkëligjvënësit në një takim joformal ndërinstitucional në nivel politik, ku përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Këshillit votuan së bashku në të njëjtën kohë me 27 vota që i atribuohen secilit bashkëligjvënësi”, thuhet në deklaratë.

Kjo pasoi pasi Komisioni Evropian paraqiti një pako propozimesh legjislative në korrik 2021 për të forcuar rregullat e bllokut kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSPAK, ekspertizë kroate në luftën ndaj pastrimit të parave


You may also like