FRANCË – Macron thirrje për konsumimin e produkteve franceze për të mbrojtur sovranitetin e bujqësisë dhe ushqimit

by admin
Spread the love

PARIS, 10 shtator /ATSH-AA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për konsumimin dhe blerjen e produkteve franceze, duke vënë theksin mbi mbrojtjen e sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit në vazhdën e luftës Ukrainë-Rusi dhe krizës së energjisë dhe klimës.

Sipas BFMTV, Macron ka mbajtur një fjalim në festivalin bujqësor në qytetin Outarville.

“Mbrojtja e sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit në vazhdën e luftës Ukrainë-Rusi dhe krizës së energjisë dhe klimës është lufta më e madhe”, tha Macron duke u bërë thirrje qytetarëve francezë që të konsumonin dhe të blinin produktet me origjinë franceze.

“Po kalojmë një kohë të vështirë që kërkon mobilizimin e të gjithëve”, theksoi Macron.

“Krahas nevojës për të shpëtuar nga varësia e produkteve bujqësore ruse, si plehu kimik ne duhet te përballemi edhe me çmimet e energjisë në rritje të cilat janë nje armë për Moskën”, tha Macron. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKIEV – Baerbock premton ndihmë për çminimin e zonave të konfliktit

You may also like